Pas Rron Brojës dhe Albert Dabiqajt edhe qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa e ka vazhduar kontratën me Dritën.
Skuadra gjilanase ka bërë të ditur të shtunën se Mesa e ka rinovuar kontratën edhe për tre vitet e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesa dha kontribut të madh për Dritën në fitimin e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi vazhduar kontratën me qendërmbrojtësin tonë Juan Mesa. Zyrtarizmin e ka bërë drejtori sportiv z.Valon Zymberi i cili e ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi ynë Mesa ka nënshkruar kontratë edhe për tre vite të tjera me klubin tonë dhe kështu mbrojtja do të jetë e sigurt siç ka qenë deri më tani”, shkruan në njoftimin e Dritës.
27-vjeçari Mesa iu bashkua Dritës verën e kaluar nga Dinamo e Tiranës.