Futboll

Drita vazhdon kontratën edhe me Dabiqajn

Albert Dabiqaj

Skuadra e Dritës ia ka vazhduar kontratën edhe mesfushorit Albert Dabiqaj. Skuadra gjilanase të premten njoftoi se kontratën ia ka vazhduar edhe kapitenit, Rron Broja. 

Dabiqaj e ka rinovuar kontratën edhe për tri vitet e ardhshme. Dabiqaj ishte prej më meritorëve që Drita e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. 

Njësoj si Dabiqaj edhe Broja e vazhdoi kontratën për tri vjet. 

“Klubi jonë, DRITA ju njofton për zgjatjen e kontratës me Albert Dabiqaj. Mesfushori është zyrtarizuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili bëri të ditur se bashkëpunimi do të zgjasë për tre vitet e ardhshme. Mesfushori Dabi ishte pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit të cilin sukses dëshiron ta vazhdojë edhe në kupat e Evropës”, shkruan në njoftimin e Dritës.