Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Broja vazhdon edhe për tri vjet me Dritën

Rron Broja

Njëri prej futbollistëve më të mirë në vend, Rron Broja, e ka vazhduar kontratën me kampionen e Kosovës, Dritën.

Klubi gjilanas të premten njoftoi për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin mitrovicas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Broja e ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet të tjera. Ai është kapiten i skuadrës, ndërsa shquhet për punën e madhe që kryen në mesin e fushës dhe për qetësinë e kontrollin që ka.

Ishte prej liderëve të Dritës që përfundoi me titull të kampionit. Broja është formuar si lojtar te Trepça ’89, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Belgjikë.