Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita fiton bindshëm ndaj Prishtinës së Re

Drita

Dritës i kanë mjaftuar dy golat e pjesës së parë në duelin ndaj Prishtinës së Re, për të qenë më e qetë në pjesën e dytë e për ta arritur fitoren e radhës në elitën e futbollit kosovar.

Drita të shtunën në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës e vazhdoi ecurinë impresive të rezultateve pas fitores 3:0. Njërin gol, Drita e shënoi në kohën shtesë.

Kampionia e Kosovës në tetë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe katër barazime dhe prin në tabelë me 42 pikë. Prishtina e Re mbetet me 22 pikë në vendin e nëntë

Ndeshja u luajt në terrenin me bar sintetik, ndërsa dy golat e parë u shënuan nga Albert Dabiqaj në minutën e 34-t dhe Liridon Balaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 92-të, realizoi edhe Mike Arthur. Futbollisti ganez kaloi një kundërshtar dhe portierin për të shënuar në portën e zbrazët.

Drita nuk di për humbje në Superligë prej 30 nëntorit të vitit të kaluar kur u mposht nga Ballkani.


Drita me epërsi prej dy golave ndaj Prishtinës së Re

Drita ka krijuar epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Edhe Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës Futboll Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës

Drita në terrenin me bar sintetik në Gjilan është duke fituar ndaj Prishtinës së Re, 2:0.

Albert Dabiqaj në minutën e 34-t dhe Liridon Balaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i realizuan golat për skuadrën gjilanase.

Drita është në garë për titull kampioni, derisa Prishtina e Re për mbetje në elitë.