Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita vazhdon kontratën me Besnik Krasniqin

Drita e Gjilanit ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e krahut të djathtë, Besnik Krasniqi. Të hënën mbrëma skuadra gjilanase ka njoftuar se me Krasniqin është vazhduar bashkëpunimi edhe për dy vjet të tjera.

Krasniqi shquhet me paraqitje të mira te skuadra e Dritës.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zumberi, e ka cilësuar Krasniqin njërin prej liderëve të ekipit.

Drita në pranverë do të luftojë për titull të kampionit të Kosovës dhe pritjet nga Krasniqi janë të mëdha.