Futboll

Drita vazhdon kontratën me Malokun

Faton Maloku

Portieri Faton Maloku e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Dritës. Maloku do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase deri në vitin 2026. Kështu ka njoftuar të shtunën klubi përmes Facebookit.

Maloku është kthyer në formacionin startues te Drita, pasi ishte për disa muaj jashtë fushave shkaku i një lëndimi.

Maloku te Drita është nga viti 2019. Ai u transferua nga Kukësi.