Sulmuesi Bojan Krkiq ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i është bashkuar skuadrës japoneze Vissel Kobe, aty ku luan edhe veterani Andres Iniesta.
Krkiq është shprehur tejet i emocionuar me mundësinë për të luajtur në Japoni.
30-vjeçari ishte bashkëlojtar me Iniestan te Barcelona.
Krkiq shihej si një nga lojtarët me perspektivën më të madhe nën Pep Guardiolan, por karriera e tij e dëshmoi të kundërtën.