Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta nuk jep informata për të ardhmen e tij

Ish-mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, nuk ka dhënë informata për të ardhmen e tij, pasi fituesi i Kupës së Botës në vitin 2010 u largua mes emocionesh nga klubi japonez, Vissel Kobe, të shtunën.

39-vjeçari, i cili e shënoi golin e fitores kur Spanja e fitoi Botërorin në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, në finale ndaj Holandës, e mbylli aventurën në Japoni me barazimin 1:1 me Consadole Sapporon.

Ai ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 57-të.

Ishte ndeshja e parë për Iniestan në ligë këtë edicion për shkak të disa lëndimeve që kishte pasur.

“Muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për mua dhe ata që ishin afër meje”, ka thënë Iniesta me lot në sy në stadiumin e stërmbushur në “Misaki Park”.

Iniesta iu bashkua Kobes, klubit të biznesmenit miliarder, Hiroshi Mikitani, në verën e vitit 2018.

Ai ndihmoi ekipin japonez ta fitonte trofeun e parë. Vissel Kobe mposhti Kashima Antlersin në vitin 2019 dhe e fitoi “Emperor’s Cup”.

Artikuj të ngjashëm