Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Iniesta fillon karrierën si trajner në klub të kategorisë së dytë të Emirateve

Andres Iniesta

Legjenda spanjolle e futbollit, Andres Iniesta, ka vendosur për fillim më të qetë të karrierës si trajner. Mesfushori ikonik mori drejtimin e klubit të kategorisë së dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Gulf United.

Iniesta e kaloi edicionin e fundit si lojtar në këtë vend. Luajti për “Emirates Club” para se të pensionohej në vitin 2024.

Ai ka licencën që ia mundëson drejtimin e Gulf United, ndërsa vazhdon procesin e sigurimit të licencës Pro.

“Gulf United duket si klub i përkryer për të nisur një kapitull të ri”, ka thënë Iniesta.

“Futbolli më ka dhënë çdo gjë dhe tani dua të kthej diçka përmes trajnimit dhe duke punuar çdo ditë me lojtarë të rinj që kanë uri dhe talent për të shkuar larg”, ka thënë Iniesta.

Edhe Pirlo vazhdon karrierën në Emiratet Arabe Futboll 11 muaj më parë Pirlo vazhdon karrierën në Emiratet Arabe

Gulf United është i njohur për akademinë dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Iniesta është legjendë e Barcelonës, për të cilën luajti nga viti 1996 e deri në vitin 2018. Për Spanjën i ka luajtur 131 ndeshje. Është prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.