Legjenda e Manchester United, Cristiano Ronaldo, është përfolur se do të bëhet trajner i klubit në të ardhmen.
Ideja për t’ia besuar Ronaldos drejtimin e Unitedit, ka marrë mbështetje nga ish-trajneri i fitnesit i Unitedit, Mick Clegg.
“Mendoj se ai do të donte të provonte punën si trajner”, ka thënë Clegg, shkruan “The Sun”.
Clegg kaloi 11 vjet tek Unitedi dhe punoi ngushtë me Ronaldon, i cili u bë pjesë e klubit anglez si 18-vjeçar.
“Po ju them diçka, ai ka parë shumë trajnerë apo jo? Dhe ka parë shumë probleme. Ai i di të mirat dhe të këqijat. Mendoj se ai do të ishte i veçantë si trajner, sepse është mendje hapur, i dëgjon njerëzit. Ai e njeh veten, por di edhe çfarë ndodh përreth tij”, është shprehur Clegg.
Ronaldo i cili së fundmi u tërhoq nga përfaqësuesja e Portugalisë, mund të synojë pas pensionimit punën si trajner.
Ai aktualisht është lojtar i Al Nassr dhe synon të arrij shifrën e 1000 golave në karrierë.