Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kroos pritet ta nisë karrierën si trajner

Toni Kroos

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Përfaqësueses së Gjermanisë, Toni Kroos, po e shqyrton mundësinë për të nisur një karrierë të re në futboll, tani në zejën e trajnerit.

Sipas “Diario AS”, 36-vjeçari Kroos raportohet se e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Spanjës për interesimin e tij për t’iu bashkuar kursit profesional të trajnerëve vitin e ardhshëm.

Përmes këtij procesi, ish-futbollisti gjerman synon të pajiset me licencën “A” të UEFA-s, e cila do t’i hapte mundësi për të drejtuar skuadra në nivele të ndryshme të futbollit, në përputhje me rregulloret përkatëse.

Kroos e përfundoi karrierën si futbollist pas Kampionatit Evropian të vitit 2024, duke lënë pas një karrierë të suksesshme, veçanërisht te Reali.