Sport

Pensionohet ish-futbollisti i talentuar i Barcelonës

Pas më shumë se 15 vjetësh në futbollin elitar dhe karrierës në shtatë shtete të ndryshme, Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Holandë, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bojan Krkiq do t’i japë fund karrierës.

Krkiq që vlerësohej si një prej lojtarëve më të talentuar në Spanjë do të pensionohet zyrtarisht nga futbolli profesionist këtë të enjte në Barcelonë, vetëm pak metra larg stadiumin “Camp Nou”.

Image

Krkiq është pa kontratë që prej muajit shkurt pas largimit nga Vissel Kobe. Ai ka zhvilluar 348 ndeshje në futbollin profesionist, ndërsa ka 74 gola e 25 asistime në total. Debutoi për Spanjën në vitin 2008 kundër Armenisë, ndërsa në nivel ekipor ka luajtur për Barcelonën, Alavesin, Stoke Cityn, Romën, Milanin, Ajaxin, Montreal Impactin, Mainzin dhe Vissel Koben së fundmi.