Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda e Barcelonës së shpejti njofton pensionimin

Sergio Busquets

Legjenda e Barcelonës, Sergio Busquets, së shpejti do të njoftojë për tërheqjen nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Kështu ka shkruar të hënën mediumi spanjoll “Cope”.

Busquets do të tërhiqet nga futbolli aktiv pas përfundimit të edicionit në ligën MLS të SHBA-së.

Ai aktualisht luan për skuadrën e Inter Miamit.

Busquets vendimin për tërheqjen nga futbolli do ta bëjë publik përmes një video mesazhi.

Ai pjesë e Miamit është nga viti 2023 dhe deri më tani ka luajtur në 104 ndeshje.

Edhe Busquetsi pensionohet nga futbolli në fund të sezonit Futboll Busquetsi pensionohet nga futbolli në fund të sezonit

Si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barçës. Pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2008. Bëri 722 paraqitje te Barcelona dhe kishte 18 gola dhe 46 asistime.

Busquets konsiderohet prej mesfushorëve më të mirë në dekadat e fundit. Me gjigantin katalunjas fitoi plot 32 trofe.

Me Përfaqësuesen e Spanjës kishte dy gola në 143 ndeshje. Në vitin 2010 me Spanjën, Busquets e fitoi Kupën e Botës, ndërsa dy vjet më pas e fitoi Kampionatin Evropian