Lajmi i shkurtit të vitit të kaluar se kampioni në fuqi i Superligës së Kinës, Jiangsu FC, po pushonte së funksionuari, ishte paralajmërim i një viti dëshpërues për futbollin në vendin më të populluar në botë.
Nuk ishte kampionat i veçantë ai i vitit 2021, siç shkroi e përditshmja “China Daily”, një botim në gjuhën angleze në pronësi të Partisë Komuniste Kineze, më 29 dhjetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shandong Taishan shijoi fitimin e titullit të pestë të Superligës kineze gjatë fundjavës, megjithatë lajmi mezi shkaktoi pak bujë në mediat sociale, mes interesit në rënie për lojën vendase të goditur financiarisht”, shpjegoi gazeta.
Shpenzimet e mëdha për yjet e huaj, që filluan në vitin 2011 dhe arritën kulmin me mbi 400 milionë dollarë të paguar para fillimit të edicionit të vitit 2017, tashmë i takojnë të kaluarës. Ishte një kohë kur klubet e Superligës kineze shpenzonin më shumë se çdo ekip tjetër në botë.
Në vend të lojtarëve të Amerikës së Jugut dhe Evropës, klubet kanë mbetur me borxhe dhe të ardhme të pasigurt. Në muajin shkurt gjigandi i shitjes me pakicë “Suning”, i cili zotëron shumicën e aksioneve te ekipi nga Serie A, Interi, u tërhoq, vetëm tre muaj pasi Jiangsu fitoi titullin e parë.
“Edhe pse hezitojmë të ndahemi me lojtarët që na kanë ofruar nderimet më të larta dhe tifozët që janë solidarizuar me klubin, me keqardhje duhet të bëjmë një njoftim”, thuhej në një deklaratë të Jiangsu FC. “Nga sot klubi i futbollit Jiangsu pushon funksionimin e ekipeve të tij”.
Shumica e 16 skuadrave në nivelet kryesore të Kinës mbështeten financiarisht nga kompanitë që bëjnë biznes me prona, që do të thotë se rënia në tregun e pasurive të paluajtshme në Kinë ka pasur pasoja edhe në terrenin sportiv.
Kompania më e madhe e përfshirë në futboll është Evergrande, e cila mori Guangzhoun në pronësi në shkurt të vitit 2010. Investimi i rëndësishëm në ekip e pa atë të fitonte tetë kampionate kineze dhe dy aziatike deri në fund të dekadës. Sidoqoftë, në qershor të vitit të shkuar, Evergrande njoftoi për borxhe mbi 300 miliardë dollarë. Skuadra më pas humbi lojtarët e saj yje, si dhe trajnerin Fabio Cannavaro.
Sipas raportimeve, kompania po mendon të shesë klubin.
Në tetor, Hebei FC, në pronësi të “China Fortune Land Development”, zbuloi se ishte duke luftuar për mbijetesë shkaku i vështirësive financiare.
“Që nga viti 2020, Hebei FC ka hasur në vështirësi të mëdha”, tha klubi. “Është e vërtetë që klubi nuk mund të paguajë faturat e ujit, energjisë elektrike dhe shpenzimet e udhëtimit”.
Pandemia globale e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën dhe jo vetëm sepse ka goditur fondin e pronarëve të klubeve. Në vitin 2020 ndeshjet luheshin në stadiume bosh dhe ndërkohë një numër i kufizuar tifozësh u lejuan në pika të ndryshme të edicionit 2021. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan ose në Guangzhou ose në Suzhou, duke ulur të ardhurat e klubeve, me sponsorë dhe transmetues gjithashtu që kërkonin të reduktonin investimet.
Chongqing Liangjiang është një tjetër klub që ka pasur vështirësi për të paguar lojtarët. Pas ndeshjes së fundit të sezonit, trajneri Chang Woe-ryong u emocionua.
“Do të doja të falënderoja lojtarët që kaluan shumë vështirësi këtë vit”, tha koreano-jugori. “Arsyeja pse derdha lot është sepse më erdhi keq për lojtarët dhe familjet e tyre”.
Vendimi për ta pezulluar sezonin e ligës nga gushti në dhjetor për të ndihmuar ekipin përfaqësues në kualifikimin për Kupën e Botës 2022 e shtyu ligën më tej në humnerë. Ishte gjithashtu vendim i paefektshëm pasi liga vendase nuk do të marrë një nxitje nga Kina për të arritur Kupën e saj të parë Botërore që nga debutimi në vitin 2002. Skuadra ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet kualifikuese deri më tani dhe në nëntor trajneri Li Tie la postin. Mes gjithë errësirës ndoshta ishte e përshtatshme që Shandong Taishan, kampioni i fundit përpara se shpenzimet të nisnin, të ishte kthyer në majë, por tani është ndalur.
“Gjatë vitit të kaluar ne kemi qenë nën presion të jashtëzakonshëm, por arritëm rezultate të mira në fund”, tha trajneri i Shandong, Hao Wei.
Ka një plan për zgjerimin e Superligës kineze nga 16 në 18 ekipe, në edicionin e ardhshëm. Duket gjë optimiste në një kohë kur perspektiva e përgjithshme e futbollit kinez nuk është asgjë tjetër veçse një shpresë.