Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojërat Olimpike largojnë vëmendjen nga gjendja e çuditshme e futbollit kinez

Një rezultat i mirë për futbollin e meshkujve në Kinë është koha e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, ngjarje kjo që ka qenë një shpërqendrim kombëtar nga një tjetër kampanjë e dështuar kualifikuese për Kampionatin Botëror. Mirëpo, ky është vetëm një shpërqendrim i përkohshëm. Pas mbylljes së Lojërave Dimërore të dielën, ngjarjet e shfaqjes globale të futbollit do të bëhen përsëri tema kryesore e bisedës mes sportdashësve kinezë – veçanërisht paraqitjet shumë të ndryshme të ekipeve të meshkujve dhe femrave. Historia e Përfaqësueses së Kinës te meshkujt është e shkruar me zhgënjime dhe dështime, ndjenja që shtohen kur ekipi i femrave është i suksesshëm. Rrallëherë kontrasti ka qenë aq i madh sa është tani. Shanset që ekipi i meshkujve të kualifikohet në Botërorin “Katari 2022” përfunduan zyrtarisht më datën 1 shkurt kur Kina pësoi 3:1 nga Vietnami. Pesë ditë më vonë, ekipi i femrave siguroi një vend në Botërorin e vitit 2023, që do të m bahet në Australi dhe Zelandë të Re pas fitores 3:2 ndaj Koresë së Jugut në finalen e Kupës së Azisë që u mbajt në Indi. Ndërsa, Olimpiada e Pekinit nisi në mes të këtij muaji. Kur ekipi kampion i femrave u kthye në Kinë pas triumfit për të nisur karantinën 21 ditore, u përshëndet në qytetin e Suzhou me tifozët që mbanin pankarta me mesazhin: “Ju gjithmonë mund t'i besoni futbollit kinez të femrave”.

Mesazhe të ngjashme janë shfaqur në gazeta dhe në mediat sociale që nga ajo fitore.

“Ka pasur gjithmonë kaq shumë presion mbi ekipin kinez të meshkujve dhe femrat që fitojnë vetëm do ta rritin atë presion”, tha Tom Byer, një ish-këshilltar i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Kinës.

Skuadra e meshkujve ka një fitore dhe dy barazime prej tetë ndeshjeve në raundin e fundit të kualifikimeve aziatike për Kupën e Botës, me dy ndeshje për të luajtur muajin e ardhshëm dhe pa asnjë shans për të shkuar në Katar. Në të kundërt, mënyra se si femrat u kualifikuan për vitin 2023, duke fituar titullin e tyre të nëntë aziatik - i pari që nga viti 2006 - ishte veçanërisht e kënaqshme për mbështetësit. Të ashtuquajturat “Steel Roses” ishin 2:0 në disavantazh nga Koreja e Jugut në pjesën e parë kur trajnerja Shui Qingxia bëri një zëvendësim të guximshëm dhe zëvendësoi yllin Wang Shuang me Zhang Yanlin, që e frymëzoi ekipin drejt fitores. Shui, e cila fitojë pesë tituj si lojtare, tani është trajnerja kryesore e futbollit kinez. Hapi tjetër është që t’i sfidojë ekipet më të mira të botës vitin e ardhshëm.

“Ne do të përpiqemi të japim më të mirën për të kapur Evropën dhe SHBA-në”, tha Shui. “Fitimi i kampionatit padyshim do të rrisë vetëbesimin. Futbolli i femrave në Kinë ka aftësi luftarake dhe shpirt luftarak, por vetëm duke u përmirësuar mendërisht, fizikisht, teknikisht dhe taktikisht”.

Edhe Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë? Futboll Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?

Ka më pak optimizëm te futbolli i meshkujve, i cili po përballet me vështirësi brenda dhe jashtë vendit. Sezoni 2021 i Superligës kineze u la në hije nga çështjet financiare. Jiangsu FC, kampioni në fuqi, pushoi së funksionuari si pjesë e një përpjekjeje për uljen e kostove nga pronarët. Kjo erdhi pas vitesh të lojtarëve dhe trajnerëve të huaj të famshëm që nënshkruan për klubet kineze, duke e bërë Superligën e Kinës shpenzuesin më të madh në botë për një kohë gjatë periudhës 2016-2017. Kishte gjithashtu investime masive në zhvillimin e të rinjve me një nga projektet më të mëdha që ishte akademia e Evergrandes në Guangzhou. U vu re se Zhang Linyan, e cila shënoi për Kinën në finalen e Kupës së Azisë për femra, është produkt i akademisë së Guangzhous, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë futbollist që të ketë sukses të ngjashëm. Paraqitja e vetme e Kinës në Kupën e Botës për meshkuj ishte në vitin 2002, kur kjo ngjarje u organizua në Azi për herë të parë dhe u mbajt në Japoni dhe Korenë e Jugut. Byer, një trajner specialist i të rinjve, beson se zhvillimi i ekipit të meshkujve duhet të fillojë duke u përqendruar te suksesi në turnetë e të rinjve dhe, tani për tani, të harrohen Kupat e Botës.

“Fokusi duhet të hiqet nga ekipi senior dhe të vihet në atë që po ndodh në grupmoshat më të reja”, tha Byer, i cili vuri në dukje se garat e ndryshme aziatike të rinjve kanë ngritur ekipin e femrave. “Kina duhet të fillojë të ketë suksese në turnetë aziatike U16, siç bëjnë femrat”.