Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shënon për epërsinë e Dritës

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, në ndeshjen që po luhet të shtunën në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.

Gjilanasit shënuan nga penalltia nëpërmjet mbrojtësit të krahut të djathtë, Besnik Krasniqit.

Almir Kryeziu fitoi penalltinë në minutën e tetë të ndeshjes. Sipas gjyqtarit Mentor Ajeti, Juan Antonio Di Lorenzo e pengoi sulmuesin e krahut brenda zonës.

Pati protesta nga mysafirët, por gjyqtari Mentor Ajeti nuk e ndryshoi mendimin.

Penalltia u konfirmua edhe nga VAR-i.

Artikuj të ngjashëm