Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi publikon listën për dy miqësoret me Shqipërinë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U19 të Kosovës në futboll, Ramiz Krasniqi, ka publikuar të hënën (21 mars) listën me 22 lojtarë për dy ndeshjet miqësore me Shqipërinë. Ndeshja e parë do të luhet më 26 mars, ndërsa e dyta pas dy ditësh.

Të dyja takimet do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Në listën e lojtarëve të ftuar, kryesisht janë të klubeve të vendit. Kosova po përgatitet për një cikël të ri kualifikues, Evropianin e vitit 2023 që mbahet në Maltë. “Dardanët” rijnë janë në Grupin 3 së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

Lojtarët e ftuar:

Altin Gjokaj (Besa), Rinor Jahmurataj (Besa), Altin Mehaj (Besa), Drin Bajraktari (Ferizaj), Milot Ajeti (Gjilani), Blerjon Avdimetaj (Besa), Orges Mehmeti (Ferizaj), Uliks Spahiu (Besa), Arlind Maloku (Ballkani), Etnik Bruti (Besa), Rinor Toverlani (Llapi), Arianit Hasani (Llapi), Erion Sadriu (Ferizaj), Ermir Rashica Trepça ’89), Rion Selimi (Dukagjini), Eridon Maloku (Drita), Laurence Shala (Crystal Palace), Donart Lubishtani (Inter Milan), Gent Rexhepi (Xamax), Dion Ajvazi (Hertha Berlin), Leart Haskaj (TSG 1899 Hoffenheim) dhe Andi Kadriu (Trepça ’89).