Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses U19të Kosovës, Adil Maliqi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë. Maliqi listën e ka publikuar të enjten, ndërsa në të ka përfshirë 23 futbollistë.
Këtë muaj, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë, të cilat do të luhen në stadiumin e Kukësit. Dueli i parë, do të luhet më 14 qershor, ndërsa dy ditë më vonë do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësi Maliqi do të debutojë në krye të ekipit të Kosovës, pasi javë më parë u emërua në këtë post. Shtatë futbollistë në listën e tij janë nga skuadrat e Kosovës, ndërsa të tjerët nga ekipet evropiane.