Jules Kounde i Sevillës mbetet njëri prej qendërmbrojtësve më të kërkuar në Evropë.
Për të janë të interesuara disa klube e mëdha të futbollit evropian, në mesin e tyre edhe Chelsea e Manchester Unitedi.
Por, “El Nacional” shkruan se Kounde do të ishte i hapur për t’u transferuar te Barcelona.
Ai pritet të largohet nga Sevilla në verën e vitit 2022 dhe do të preferonte të transferohej te Barça.
22-vjeçari ka kontratë me Sevillën deri në vitin 2024. Kounde vlerësohet rreth 60 milionë euro.