Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kounde mbetet jashtë skuadrës së Sevillas

Largimi i Jules Kounde nga Sevilla është çështje ditësh.

Klubi spanjoll ka nisur fazën e dytë përgatitore të enjten në Lagos të Portugalisë.

Kounde nuk është pjesë e listës së lojtarëve që ka ftuar trajneri Julen Lopetegui dhe kjo tregon se ai është në prag të largimit.

Chelsea dhe Barcelona janë dy klubet që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin francez.

Raportohet se dëshira e lojtarit është që të kalojë te Barcelona, por Chelsea ka bërë oferta më e lartë dhe është marrë vesh me Sevillën. Si do që të jetë, fjala e fundit është e lojtarit.

23-vjeçari ka kontratë me Sevillën deri në vitin 2024. Vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm