Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea rrit ofertën për Kounden

Te Chelsea janë të vendosur për ta transferuar mbrojtësin e Sevillas, francezin Jules Kounde. “The Sun” ka bërë të ditur, të martën, se Chelsea ka rritur ofertën për ta bindur ekipin spanjoll në lirimin e Koundes këtë verë. Për transferimin e tij.

Chelsea ka ofruar zyrtarisht 55 milionë euro. Sevilla deri më tani u ka rezistuar të gjitha ofertave, pasi Kounde ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh.

23-vjeçari është i vendosur të largohet nga Sevilla dhe këtë ia ka bërë me dije edhe krerëve të klubit. Kounde ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024, kurse interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Barcelona.