Jules Kounde po e kërkon me çdo kusht largimin nga skuadra e Sevillas gjatë kësaj vere, përcjell “AS”. Mësohet se mbrojtësi francez ka kërkuar nga klubi që ta nxjerrë në shitje për shkak se synon që karrierën ta vazhdojë në ndonjë skuadër më të madhe.
Para fillimit të këtij sezoni, Sevilla refuzoi ofertat nga Real Madridi, Chelsea e Manchester Unitedi për Kounden, që është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga. 24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me Sevillan, që po kërkon rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë Kounden.
Reprezentuesi francez ka 39 paraqitje këtë sezon për Sevillan.
Artikuj të ngjashëm