Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kounde do t’i bashkohet Chelseat këtë muaj

Jules Kounde do t'i bashkohet Chelseat në fund të këtij muaji, kanë bërë të ditur mediat angleze.

Londinezët kanë arritur marrëveshje personale me mbrojtësin francez dhe janë në bisedime të avancuara me klubin e Sevillas.

Klubi spanjoll thuhet se do ta lirojë lojtarin për një shumë mbi 60 milionë euro.

Te Chelsea, Kounde po shihet si përforcim ideal për sezonin e ri.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin nga Londra.