Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 publikon listën për ndeshjen me Anglinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e muajit shtator.

“Dardanët” e rinj do e përballen ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2023. Kosova U21 do të luajë me “Tre Luanët” më 7 shtator në ora 19:00 në Milton Keynes.

Përzgjedhësi Michael Nees ka publikuar emrat e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë takim mjaft të rëndësishëm.

Në këtë listë të ftuar janë edhe gjashtë futbollistë nga kampionati kosovar. Grumbullimi i lojtarëve U21 do të bëhet me 30 gusht, për t’i filluar kështu përgatitjet për ndeshjen me Anglinë.