Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 publikon listën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Michael Nees ka publikuar listën për dy ndeshjet kualifikuese për kualifikimet e Evropianit 2023, që i zhvillon këtë muaj. 

Kosova U21 i luan dy ndeshje në kuadër të Grupit B kualifikues, në të cilat përballet me Çekinë. Për këto ndeshje, gjermani Nees ka ftuar 24 futbollistë.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërsa më 12 tetor udhëton në Budejovice për duelin e kthimit.

Grumbullimi i ekipit U21 do të nis të hënën kur edhe do të mbahet stërvitja e parë prej orës 15:00 në kompleksin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në Hajvali.

Pas dy ndeshjeve të luajtura në kuadër të këtyre eliminatoreve, Kosova ka një fitore dhe një humbje.

Image
Artikuj të ngjashëm