Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Publikohet lista e Kosovës U21 për duelin me Shqipërinë

Përzgjedhësi i të rinjve të Kosovës, Michael Nees, e ka publikuar listën për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2023.

Nees në listën e Kosovës U21 ka ftuar 23 futbollistë për duelin ndaj Shqipërisë U21, që zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje nis në orën 19:00.

Grumbullimi i shpresave të Kosovës do të bëhet më 8 nëntor.

Kosova është në Grupin G kualifikues të Evropianit 2023 dhe renditet në vendin e pestë me tri pikë në katër ndeshje. Grupit i prinë Republika e Çekisë me 12 pikë, ndërsa Shqipëria U21 është e dyta me nëntë pikë në katër ballafaqime. Anglia është e treta me shtatë pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Sllovenia është e katërta me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit është Andorra pa pikë.

Deri në fund të kampanjës kualifikuese, Kosova U21 do t’i zhvillojë edhe gjashtë ndeshje.

Image