Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Dardanët” e rinj të gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë U-21

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të hënën mbrëma stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Anglisë U-21.

Ndeshja në mes të Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Stadium MK” në Milton Keynes” dhe i takon Grupit G kualifikues për kampionatin evropian të vitit 2023.

Te Kosova janë shprehur optimist para ndeshjes ndaj anglezëve.

Valmir Veliu dhe Edvin Kurtulus, të cilët janë zotuar se do t’i qasen kësaj ndeshje me kurajë dhe motiv të madh për rezultat pozitiv.

Shpresat e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Andorrën me rezultatin 2:0, ndeshje që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.