Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll të shtunën nga ora 18:00 do të luajë në udhëtim tek Andorra.
Do të jetë ndeshja e parë nga tri sa do t’i kenë këtë muaj “Dardanët” e rinj.
Me këto tri ballafaqime mbyllen kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.
Kosova U21 e kishte nisur me fitore këtë kampanjë kualifikuese, pikërisht ndaj Andorrës.
Më 8 qershor të vitit të kaluar, Shpresat kishin fituar 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas tri disfatave rresht, Kosova U21 kishte fituar edhe ndaj Shqipërisë 2:1, po ashtu në Prishtinë.
Në dy ndeshjet e fundit Kosova U21 ka barazuar me Slloveninë.
Kosova është e parafundit në grup me tetë pikë, ndërsa Andorra e fundit pa pikë.
Në këtë grup prijnë Anglia dhe Republika e Çekisë, që kanë nga 19 pikë. Sllovenia i ka dhjetë pikë, kurse Shqipëria në vendin e katërt ka nëntë pikë.
Dy ndeshjet e fundit të Kosovës U21 luhen më 10 qershor në shtëpi kundër Anglisë dhe më 13 qershor në udhëtim ndaj Shqipërisë.