Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet që i luan në qershor.
Kosova do të përballet me Andorrën në udhëtim më 4 qershor, më pas e pret Anglinë më 10 qershor dhe luan si mysafire e Shqipërisë me 13 qershor.
Në listën e Kosovës dominojnë lojtarët që luajnë jashtë vendit.
Nga lojtarët që luajnë në Kosovë janë ftuar tre të Llapit, Art Hoti, Ilir Krasniqi e Valmir Veliu, ndërsa është ftuar edhe Qëndrim Zyba i Prishtinës, Ardit Tahiri i Dritës, Baton Zabërgja i Drenicës dhe Arnis Ajeti i 2 Korrikut.