Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 publikon listën për kualifikimet “Euro 2025”

Përzgjedhësi i Kosovës, Afrim Tovërlani të premten ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për kualifikimet “Euro 2025”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dardanët” e rinj këtë muaj e luajnë vetëm një ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve. Do të përballen me Estoninë, ndeshje kjo që do të luhet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Selektori Tovërlani ka ftuar 24 futbollistë për këtë grumbullim, i cili nis të shtunën. Stërvitjen e parë, Kosova do ta mbajë prej orës 17:00 në Kampin Nacional Na Hajvali.