Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 fiton bindshëm në udhëtim tek Andorra U21

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse si mysafir i Andorrës U21 me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Takimi u zhbllokua në minutën e 11-të me anë të Valmir Veliut që realizo nga pika e bardhë për 1:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi furishëm “Dardanët”, që shënuan dy gola të shpejtë. Leart Sadriu shënoi në minutën e 52-të për 2:0. Pas dy minutash rrjetën e gjeti edhe Kreshnik Krasniqi që shënoi për 3:0.

Krasniqi në minutën e 88-të u ndëshkua me karton të kuq.

Kosova U21 pas tetë ndeshjeve renditet në pozitën e tretë me 11 pikë.

Artikuj të ngjashëm