Kosova ka vazhduar serinë e humbjeve në eliminatoret për “Rusia 2018” me humbjen 4 me 1 që e pësoi nga Turqia në Shkodër.
Pas humbjeve nga Kroacia, Ukraina, Turqia dhe Islanda, Kosova shtoi edhe një humbje në listë duke pësuar nga turqit në ndeshjen kthyese.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Amir Rrahmani i cili shënoi atë të barazimit. Golat për Turqinë i realizuan Sen, Under, Yilmaz dhe Tufan.
Me këtë humbje Kosova mbetet e fundit të tabelës me 18 gola të pësuar për 6 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm