Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përballjet e mëhershme të Kosovës me Turqinë

Kosova

Kosova të martën mbrëma do të luajë në finale të plejofit për Botërorin 2026 ndaj Turqisë. 

Është edhe ndeshja më e rëndësishme në histori të futbollit kosovar. 

Në ndeshjet ndaj Turqisë, Kosova ka bilanc negativ. 

Kosova ka pësuar humbje në tri ndeshjet e kaluara. 

Humbja e parë ishte 6:1 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë në vitin 2014. Golin për Kosovën e kishte shënuar ish-sulmuesi Albert Bunjaku. Ishte miqësorja e dytë ndërkombëtare me lejen e FIFA-s, pas asaj me Haitin që përfundoi pa gola. 

Edhe E kaluara e Kosovës me shtetet pjesëmarrëse në Botëror Futboll E kaluara e Kosovës me shtetet pjesëmarrëse në Botëror

Ai ballafaqim ishte zhvilluar para 17 mijë tifozëve. 

Kosova kishte luajtur ndaj Turqisë edhe dy ndeshje tjera, kualifikuese për Botërorin 2018 në Rusi. 

Në kuadër të Grupit I, Kosova ishte mposhtur në Antalya, 2:0, më 12 nëntor të vitit 2016 dhe 4:1 në shtëpi, përkatësisht në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, më 11 qershor të vitit 2017. 

Kapiteni Amir Rrahmani kishte shënuar për Kosovën. Rrahmani, tani pjesë e Napolit, nuk do të luajë të martën për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi mungoi edhe në fitoren historike ndaj Sllovakisë. 

Edhe Tri ndeshje me Turqinë, tri rrëfime unike Futboll Tri ndeshje me Turqinë, tri rrëfime unike

Forma e Kosovës prej asaj kohe është dukshëm më e lartë, me futbollistë që luajnë në ligat më të forta të Evropës. 

Kjo jep sinjal se ndeshja e së martës mund të jetë krejtësisht ndryshe.