Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E kaluara e Kosovës me shtetet pjesëmarrëse në Botëror

Kosova

 

Kosova ishte shumë afër kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026, që nis të enjten.

Një fitore ndaj Turqisë në finale të plejofit, Kosovën do ta çonte në Botëror. Por është Turqia që do të paraqitet në ngjarjen që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, pas fitores 1:0 në Prishtinë.

Turqia është njëra prej 11 përfaqësueseve pjesëmarrëse në Botëror, e që Kosova i ka pasur kundërshtare në miqësore, në Ligën e Kombeve, në kualifikime të Evropianit dhe Botërorit.

Kosova ka luajtur edhe kundër Kroacisë, Çekisë, Anglisë, Haitit, Jordanisë, Norvegjisë, Senegalit, Spanjës, Suedisë dhe Zvicrës.

Kundër Kroacisë i ka dy humbje. Dy humbje i ka edhe nga Spanja.

Edhe Turqia kthehet në skenën globale pas një kohe të gjatë Botërori 2026 1 muaj më parë Turqia kthehet në skenën globale pas një kohe të gjatë

Pesë ndeshje, Kosova i ka ndaj Suedisë. Ka dy fitore e tri barazime.

Suedinë e kishte në grup kualifikues, kurse e la prapa me pikë. Në fakt, Suedia përfundoi e fundit në grup me Zvicrën dhe Slloveninë. Por biletën për Botëror e siguroi nëpërmjet plejofit.

Pesë ndeshje, Kosova i ka luajtur edhe me Zvicrën. Ndaj helvetikëve, Kosova nuk ka asnjë fitore. Ka katër barazime e një humbje.