Volejbollistet e Kosovës kanë luajtur ndeshje të fortë të mërkurën, që megjithatë nuk u shpërblye me pikë.
Kosova pësoi 3:0 në sete nga Turqia, në ndeshjen e fundit në grup.
Me humbje mbeti pa gjasa për avancim në gjysmëfinale. Do të përfundojë në vendin e tretë në grup, pas Turqisë e Greqisë.
Volejbollistet kosovare kanë luftuar nga fillimi deri në fund. Por lojtaret e Turqisë shfaqën më tepër, sidomos kur vendoseshin setet.
Dy setet e para përfunduan 25:17, kurse i treti 25:18.
Kosova ka pësuar edhe nga Greqia, derisa mposhti Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për avancim në gjysmëfinale i është dashur fitorja ndaj Turqisë.
Dita e shtatë e Lojërave Mesdhetare, Donjeta siguron finalen
Artikuj të ngjashëm
-
Volejboll, Kosova luan ndeshje të fortë por mposhtet nga Turqia
-
Kosova përfundon garimin në basketbollin 3x3 – asnjë fitore
-
Volejbollistet e Kosovës shënojnë fitore të rëndësishme ndaj Maqedonisë V.
-
Humbja e tretë e volejbollistëve me rezultatin 3:0 në sete
-
LM, volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë