Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Kosova luan ndeshje të fortë por mposhtet nga Turqia

Volejboll - Kosova

Volejbollistët e Kosovës e kanë bërë paraqitjen më të mirë deri më tani në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Megjithatë pësuan 3:2 në sete nga Turqia, në ndeshjen e Grupit B, të martën.

Dy setet e para i fituan volejbollistët kosovarë, 25:21 dhe 25:23.

Turqit reaguan më pas, duke e fituar setin e tretë 25:15 dhe setin e katërt me rezultat 25:16. 

Kështu fituesi u vendos në setin e pestë. Turqia shfaqi më shumë për fitore 15:10 në setin vendimtar.

Tri ndeshjet e parë në grup, Kosova i kishte humbur me rezultat 3:0 në sete. Pësoi nga Greqia, Spanja dhe Egjipti. Ndeshja me Turqinë ishte e fundit në grup.

Lexo përditësimet tjera
Lojerat Mesdhetare

Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare – shpresohet në ndonjë fitore

Të martën, në ditën e gjashtë të garave në Lojëra Mesdhetare, Kosova prezantohet në hendboll, volejboll,...