Futboll

Kosova humb sërish nga Turqia, mbetet në Ligën C

Kosova (F)

Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës, kanë pësuar tjetër humbje të thellë nga Turqia.

“Dardanet” e drejtuara nga selektori Sami Sermanxhaj, pësuan disfatë në Izmir të martën mbrëma me rezultat 3:0.

Ishte ndeshja kthyese e plejofit për Ligën B në Ligën e Kombeve.

Melike Pekel në minutën e 22-të shënoi golin e parë, kurse për 2:0 nga penalltia e saktë ishte Kader Hançar.

Busum Sheker e shënoi golin e tretë në minutën e 78-të.

Javën e kaluar në Prishtinë pësoi disfatë nga Turqia me rezultat, 4:0 dhe edicionin e ardhshëm do të paraqitet sërish në Ligën C.


Kosova po pëson disfatë edhe në Izmir

Futbollistet e Kosovës kanë pësuar dy gola gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes kundër Turqisë.

Ndeshja Turqi – Kosovë po luhet në Izmir. 

Është ndeshja kthyese e plejofit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë, “Dardanet” në Prishtinë e humbën thellë 4:0.