Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollistet e Kosovës mposhten thellë nga Turqia

Kosova futboll femrat

Kosova është thuajse pa gjasa për kthim në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”, futbollistet e Kosovës u mposhtën thellë, 4:0, nga Turqia.

Ishte kjo ndeshja e parë e plejofit për Ligën B në Ligën e Kombeve. Ndeshja e kthimit është pas katër ditësh në Izmir, ndërsa rezultati i ndeshjes së parë e bënë sfidën në Turqi pa shumë vlerë.

Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve luan në Ligën B në kampanjën e ardhshme, ndërsa përfaqësuesja humbëse luan në Ligën C.

Futbollistet e Turqisë herët i dhanë fund dilemës së fituesit.

Edhe Kosova humb sërish nga Turqia, mbetet në Ligën C Futboll Kosova humb sërish nga Turqia, mbetet në Ligën C

Kader Hançar shënoi që në minutën e pestë për 1:0. E njëjta futbolliste realizoi golin e dytë në minutën e dhjetë. Hançar në minutën e 23-të asistoi për Melike Pekel, që e shënoi golin për 3:0. Pekel asistoi për 2:0.

Busem Sheker e vendosi rezultatin përfundimtar 4:0, në minutën e 81-të.

Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve, Kosova ishte në ligën C, që është niveli i tretë. Përfundoi e dyta në grup, pas Letonisë dhe para Maqedonisë së Veriut. Si e dyta në grup siguroi plejofin. Turqia ishte e treta në grup në Ligën B të Ligës së Kombeve. Mbeti prapa Sllovenisë e Irlandës, ndërsa la prapa Greqinë. Dhe i duhet përmes plejofit ta konfirmojë vendin në Ligën B, gjë që thuajse e ka bërë.


Kosova po pëson thellë pas pjesës së parë

Futbollistet e Kosovës po pësojnë thellë pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Turqisë.

Turqia ka shënuar gola të shpejtë dhe është në epërsi 3:0, në ndeshjen e parë të plejofit për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Edhe Kosova me mision gati të pamundur, Shqipëria në pozitë më të mirë Futboll Kosova me mision gati të pamundur, Shqipëria në pozitë më të mirë

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kader Hancer në miuntën e pestë dhe të 10-të shënoi për 2:0, ndërsa golin e tretë e realizoi Melike Pekel. Asistuese ishte Hancer.