Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova humb thellë edhe nga Finlanda

Hendbollistet e Kosovës U19 e kanë pësuar edhe një humbje të thellë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B, që po mbahet në Prishtinë.

Në kuadër të xhiros së fundit të fazës grupore, Kosova U19 të enjten mbrëma humbi nga Finlanda me 18 gola dallim. Finlandezet shënuan fitore me rezultat 41:23.

Kosova e ka përfunduar fazën grupore në vendin e katërt me dy pikë. Ka pësuar tri humbje, ndërsa fitore shënoi ndaj Britanisë së Madhe.

Nga Sllovakia, Kosova humbi me rezultat 39:26. Më pas Italia ua shkaktoi vajzave të Kosovës një humbje edhe më të thellë, 41:17. Ndaj Britanisë së Madhe, Kosova fitoi me rezultat 28:21. Ndeshja me Finlandën mund t’i siguronte Kosovës vendin e tretë në grup, por ajo ishte shumë larg në bazë të paraqitjes.

Finlandezet kanë dominuar prej fillimit dhe e kanë rritur vazhdimisht epërsinë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:12 në të mirë të Finlandës.

Edhe Kosova mposhtet nga Finlanda në ndeshjen vendimtare Sporte të tjera Kosova mposhtet nga Finlanda në ndeshjen vendimtare

Finlanda ka kërkuar fitoren me mbi 20 gola dallim, që do t’ua siguronte gjysmëfinalen. I është afruar asaj. Në fund nuk kanë festuar as finlandezet, që garën në grup e përfunduan me pesë pikë. Por për shkak të goldallimit më të mirë, Sllovakia kaloi në gjysmëfinale prej vendit të dytë, ndërsa Finlanda renditet e treta. Edhe Sllovakia mblodhi pesë pikë në grupin A. Italia i fitoi të gjitha katër ndeshjet dhe në gjysmëfinale kaloi si fituese e grupit.

Kosova renditet e katërta, ndërsa Britania e Madhe humbi të gjitha ndeshjet dhe mbeti e pesta.

Prej grupit B në gjysmëfinale kanë kaluar Austria e Polonia, ndërsa Izraeli e Letonia luajnë për plasman.

Austria e ka fituar grupin me gjashtë pikë. I ka fituar të gjitha tri ndeshjet. Polonia mbeti e dyta me katër pikë, ndërsa Izraeli i treti me tri pikë. Letonia nuk fitoi asnjë pikë.

Edhe Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe në Evropianin në Prishtinë Sport Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe në Evropianin në Prishtinë

Në ndeshjen ndaj Finlandës më e dalluara te Kosova ishte portierja Marisa Berisha me 15 pritje. Pesë gola nga 11 tentime i shënoi Elisa Mirdita. Angjelina Krasniqi i kishte katër gola nga katër tentime. Te Finlanda 13 gola i shënoi Jannie Gronmark.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe për plasman janë të shtunën, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.