Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe në Evropianin në Prishtinë

Pas dy humbjeve të thella, përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore në Kampionatin Evropian të Divizionit B në konkurrencë të femrave. Të hënën mbrëma në Prishtinë, Kosova U19 fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.

Kosova të shtunën pëso 39:26 nga Sllovakia, ndërsa të dielën pësoi edhe më thellë nga Italia, 41:17. Por këto dy përfaqësuese janë të nivelit dukshëm më të lartë se Britania e Madhe, që pësoi humbjen e tretë në Evropianin në Prishtinë.

Ndeshja nisi më mirë për britaniket. Por më pas lojtaret e Kosovës u konsoliduan dhe pjesën e parë e fituan me 13:11.

Në pjesën e dytë lojtaret e Kosovës shfaqën më shumë dhe shpejt krijuan avantazh prej pesë golave, 18:13, 19:14. Britania e Madhe u afrua në 19:18, por më pas Kosova regjistroi seri 7:0 për shkëputjen 26:18. Kështu edhe u sigurua fitorja e parë, që shpresohet të motivojë lojtaret e Kosovës për vazhdim të Evropianit.

Portierja e Kosovës, Selvije Mullakadrija i bëri 11 pritje, duke qenë më meritorja për fitoren. Ariona Dushica e Arona Krasniqi i shënuan nga tetë gola, ndërsa katër i shënoi Elisa Mirdita.

Edhe Kosova humb thellë edhe nga Finlanda Sport Kosova humb thellë edhe nga Finlanda

Kosova U19 e ka vetëm edhe një ndeshje në grup. Të enjten përballet me Finlandën.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, të hënën, Italia fitoi 40:25 ndaj Finlandës. Në grupin B, Polonia dhe Austria tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen. Ato kanë nga katër pikë pas dy xhirove dhe përballen mes vete për vendin e parë në grup. Të hënën Polonia fitoi 47:17 ndaj Letonisë, ndërsa Austria e mposhti Izraelin me shifrat 38:21.