Como është bërë skuadra e parë italiane që ka shënuar nëntë gola në një ndeshje evropiane dhe e siguroi fitoren më të thellë në udhëtim në Ligën e Kampionëve.
Como të mërkurën mbrëma fitoi 9:1 ndaj Lensit francez.
Asnjë ekip i ndonjë shteti nuk i ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve si mysafir që prej vitit 1971. Vetëm Bayern Munichu e kishte këtë të arritur deri tani.
“Panorama” e Italisë ka raportuar se Como e mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në udhëtim, duke e kaluar Barcelonën e Lionel Messit, që kishte shënuar tetë herë ndaj Bayern Munichut, në fitoren e famshme 8:2 në vitin 2020.
Fitora 9:1 e Comos ndaj Lensit është më e thella si mysafir në këtë garë. 7:0 kishin fituar Marseille te Zilina, Shakhtar Donetsku te BATE dhe Liverpooli te Maribori.
Ndërkohë, Como e theu rekordin e Atalantas që fitoi 8:0 në udhëtim te SK Sarajevo në plejofin e Ligës së Evropës në vitin 2018, dhe të Milanit 8:0 ndaj Union Luxembourgut në vitin 1961.
Në atë kohë, Liga e Kampionëve njihej si Kupa Evropiane.