Kosova ka kërkuar fitoren me tri gola dallim, por në fund u mposht për herë të dytë me dy gola dallim nga Finlanda.
Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në praninë e pak shikuesve, hendbollistet e Kosovës u mposhtën me rezultatin 29:27. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian të këtij viti. Kosova nga Finlanda humbi edhe të enjten në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova mbetet pa pikë në vendin e fundit dhe tashmë pa gjasa për t’i ikur kësaj pozite. Me fitore me tri gola dallim ndaj Finlandës, Kosova do të dilte në vendin e tretë në Grupin 1 dhe do të mbetej në garë në kualifikim në Evropian.
Në grup me Kosovën e Finlandën janë edhe Franca e Kroacia, por që janë nivel dukshëm më i lartë dhe aktualisht i papërballueshëm për të dy përfaqësueset që u takuan të dielën në Prishtinë.
Ndeshja nisi më mirë për Finlandën që krijoi herët epërsi 4:1. Por Kosova u kthye furishëm pas aktivizimit të Mirela Gjikokajt. Barazoi në 7:7 e më pas krijoi epërsi prej gjashtë golash, 15:9. Dhe kur pritej që epërsia të rritej, Finlanda i shënoi tre gola rresht për rezultatin 15:12 në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 43-të mysafiret kaluan sërish në epërsi dhe më pas u zhvillua lojë e fortë dhe e barabartë deri në fund. Në minutën e 59-të rezultati ishte 27:27, kurse më pas Finlanda i shënoi edhe dy gola të tjerë për fitoren 29:27.
Portierja Aurora Kryeziu sërish ishte më e dalluara te Kosova me plot 14 pritje. Nëntë gola nga 16 tentime i shënoi Mirela Gjikokaj. Pesë gola nga shtatë tentime i kishte Elisa Mulaj, kurse pesë nga 11 tentime i shënoi Merlinda Qorraj. Me katër gola nga shtatë tentime kontribuoi Tina Hetemi.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Franca fitoi 34:14 ndaj Kroacisë. Franca udhëheqë në grup me tetë pikë dhe është kualifikuar në Evropian. Kroacia e Finlanda i kanë nga katër pikë, ndërsa Kosova mbetet pa pikë.
Në prill Kosova luan në shtëpi me Francën dhe në udhëtim me Kroacinë. Por ky cikël kualifikues mund të llogaritet i përfunduar.