Te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll janë të vendosur që të kthehen në rrugën e fitoreve, pas dështimit në takimin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Kombëtarja të hënën ka nisur stërvitjet për dy ndeshjet e kësaj jave.
Të mërkurën nga ora 20:00 në Elbasan “kuqezinjtë” luajnë miqësore ndaj Jordanisë, ndërsa të dielën u kthehen sfidave në Ligën e Kombeve.
Në Beersheba, Shqipëria luan ndaj Izraelit.
Shqipëria është në Grupin e parë të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Liga C është niveli i tretë, pra një nivel më lart se Liga D ku garon Kosova... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm