Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës për të harruar dështimin ndaj Kosovës

Foto: Driton Paçarada / KD

Te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll janë të përkushtuar që të paraqiten fuqishëm ndaj Ukrainës, për të përmirësuar përshtypjen pas dështimit të plotë në përballje me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

"Kuqezinjtë" të martën pësuan 3:0 nga Kosova në Zuerich të Zvicrës, ndërsa pos me rezultat u dominuan plotësisht nga Kosova edhe me lojë. Shqipëria nuk ishte fare e rrezikshme për portën e Kosovës, ndërsa kritikat pas ndeshjes ishin të mëdha.

Kombëtarja nuk është larguar nga Zvicra dhe po vazhdon në Verbier përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Kombëtarja shqiptare të dielën prej orës 16:00 përballet me Ukrainën në ndeshjen tjetër miqësore. Kjo ndeshje do të luhet në Evian të Francës.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).