Komiteti Olimpik i Kosovës ka dënuar të hënën dhunën e shfaqur pas ndeshjes së finales së Kupës së Federatës në volejboll, mes Ferizajt dhe Pejës.
Lojtarë të Pejës dolën në tribuna dhe u rrahën me tifozë ferizajas.
“Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e shfaqur në ndeshjen finale të Kupës së Federatës në volejboll, mes Ferizajt dhe Pejës. KOK ka qenë në koordinim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe njëkohësisht kërkon nga të gjitha organet përgjegjëse që të marrin masa ndaj shkaktarëve të incidentit. Volejbolli, si çdo sport tjetër, duhet të jetë një shembull frymëzimi dhe korrektësie për gjeneratat e reja, e jo arenë e dhunës dhe incidenteve të tilla”, shkruan në komunikatën e KOK-ut.
VIDEO:
-
Lirohen dy volejbollistët, vendimi i federatës pritet të mërkurën
-
Sulmi ndaj tifozëve, lirohen në procedurë të rregullt dy volejbollistët e Pejës
-
KV Ferizaj u kërkon falje qytetarëve ferizajas për incidentin me Pejën
-
Lojtarët dalin në tribunë dhe rrahen me tifozët, arrestohen dy
-
Policia: Lojtarët e Pejës sulmuan tifozët, dy lojtarë në mbajtje për 48 orë