Pas incidentit të rëndë që ndodhi të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me reagim doli edhe klubi i futbollit Ferizaj.
Ferizaj e fitoi Kupën e Federatës, duke e mposhtur në finale Pejën.
Pas ndeshjes, lojtarë të shumtë të Pejës dolën në tribunën anësore dhe nisën një rrahje me pak tifozë ferizajas që ishin në atë pjesë. Ka pasur reagime në rrjete sociale për atë se si nga klubi Ferizaj i janë qasur incidentit. Dhe nga ky klub erdhi reagimi, në formë komunikate.
VIDEO: Momenti kur volejbollistët e Pejës ngjiten në tribuna për t’i sulmuar fizikisht tifozët ferizajas
“Klubi Volejbollit Ferizaj shpreh keqardhjen për incidentin pas finales së Kupës së FVK-së më 1 Dhjetor 2024, ndaj KV Peja. Ne si klub e dënojmë ashpër çdo formë dhune në volejboll. Shpresojmë që një ngjarje si kjo mos të përsëritet më dhe për akterët e kësaj ngjarje të mirren masat dhe ndëshkimet e merituara nga institucionet përkatëse. Ne i kërkojmë falje çdo qytetari të Ferizajt që është dëmtuar nga kjo ngjarje, ashtu siç ju vazhdoni e përkrahni klubin edhe nga ne do keni përkrahjen maksimale”, shkruan në reagimin e KV Ferizajt.
Incidenti i së dielës vlerësohet prej më të rëndëve në vitet e fundit në volejbollin kosovar.