Qendërmbrojtësi i Kosovës U21, Andi Hoti, është duke stërvitur me klubin e Magdeburgut që bën gara në Bundesliga 2, por transferimi i tij nga skuadra e Interit, ende nuk është zyrtarizuar.
Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka shkruar të mërkurën se Magdeburgu dhe Interi ende po negociojnë për transferimin e 20-vjeçarit.
Janë ofruar 250 mijë euro, megjithatë, zyrtarizimi që pritej në fillim të kësaj jave, nuk ka ndodhur ende.
Hoti, i cili shënoi për Kosovën në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2025” të grupmoshës U21 kundër Estonisë më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Magdeburgun.
Në edicionin e kaluar ai ishte i huazuar te skuadra e dytë e Freiburgut.
Luajti në 23 ndeshje dhe pati një gol të shënuar e një asistim.