Mbrojtësi i Kosovës, Andi Hoti, ka kaluar tek Eintracht Braunschweigu nga Magdeburgu.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin e Bundesligës 2 gjermane deri më 30 qershor 2028 dhe do ta bartë fanellën me numrin 4.
“Mezi pres sfidën tek Eintracht Braunschwig. Diskutimet me menaxherin ishin shumë të qarata dhe bazuar në besimin që nga fillimi më dha ndjesi të mirë. Eintrachti është një klub me traditë dhe ambicie të mëdha. Dua të zhvillohem më tej këtu, të lë përshtypje me paraqitjet e mia dhe të ndihmoj ekipin me cilësitë e mia në Bundesligën 2”, ka thënë Hoti për faqen e klubit gjerman.
Hoti ka luajtur një ndeshje për Kosovën A dhe 15 ndeshje për ekipin U21.