Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoti stërvitet me Magdeburgun, prezantohet të hënën

Andi Hoti, që ka kontratë me skuadrën e Interit deri në vitin 2024, ka stërvitur me skuadrën e Magdeburgut të dielën, shkruan mediumi gjerman “Bild”.

Hoti në nivel ekipor së fundmi luajti për skuadrën e dytë të Freiburgut, ku përfundoi në pozitën e dytë me 73 pikë, një më pak se Elversbergu, në rangun e tretë të futbollit gjerman.

Ai ishte titullar i padiskutueshëm te kjo skuadër.

Për një periudhë të gjatë mungoi për shkak të lëndimit muskulor dhe e mbylli kampionatin me 23 ndeshje, ku shënoi një gol. Magdeburgu që bën gara në Bundesliga 2, pritet që ta zyrtarizojë Hotin të hënën. Hoti ka tetë paraqitje me Kosovën U21. Ishte prej më të mirëve në fushë në ndeshjen që Kosova U21 e fitoi ndaj Estonisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2025”.