Më shumë se gjashtë vjet pasi la punën si trajner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juergen Klinsmann kthehet në futbollin ndërkombëtar kur Koreja e Jugut përballet me Kolumbinë në një miqësore të premten. Federata e Futbollit e Koresë së Jugut muajin e kaluar punësoi Klinsmannin me një kontratë që zgjat deri në fund të Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në Amerikën e Veriut.
Trajneri 58-vjeçar gjerman, i cili fitoi Kupën e Botës si lojtar në vitin 1990, tashmë po synon suksesin në Kupën e Azisë që mbahet janarin e ardhshëm. Të gjitha biletat për ndeshjen me Kolumbinë janë shitur, ndërsa është ndeshja e parë për Korenë e Jugut që nga humbja prej Brazilit në 1/8 e finales të botërorit “Katari 2022” në dhjetorin e kaluar. Koreja e Jugut do të presë edhe Uruguain në Seul katër ditë më vonë, në përballjen e skuadrave që luajtën pa gola në Botërorin e Katarit.
“Këto dy ndeshje kundër Kolumbisë dhe Uruguait janë pa dyshim shumë emocionuese për ne trajnerët e rinj për të njohur ekipin, për të njohur lojtarët dhe për të kuptuar gjithnjë e më shumë për futbollin në Kore. Po ashtu, për të njohur edhe tifozët, mediat dhe të gjithë ”, tha Klinsmann të enjten nga kampi stërvitor në veri të Seulit.
Megjithatë, prioriteti kryesor është njohja me lojtarët.
“Kështu që unë shpresoj se do të kem shumë kohë për të folur me lojtarët”, tha trajneri gjerman. “Është një mësim i madh për mua, por shpresoj se jam një nxënës i shkëlqyer.”
Klinsmann pason trajnerin portugez Paulo Bento te Koreja e Jugut dhe ka bërë vetëm një ndryshim të detyrueshëm në skuadrën që ishte në Kampionatin Botëror. Ai gjithashtu konfirmoi se sulmuesi Son Heung-min do të vazhdojë si kapiten. Son luan për Tottenhamin, klubin anglez ku Klinsmann i pati dy periudha si sulmues midis viteve 1994 dhe 1999.
“Në Tottenham ne kemi ende njerëz që kaluan kohë me trajnerin Klinsmann në ditët e tij si lojtar dhe ai ka një reputacion kaq të shkëlqyer atje”, tha Son. “Kam pasur vetëm biseda të shkurtra me të, por tashmë mund të them se ai është njeri i madh që kujdeset aq shumë për lojtarët. Zyrtarët e Tottenhamit më thanë se kemi një trajner të jashtëzakonshëm për Korenë e Jugut”.
Edhe
Koreja e Jugut shkarkon Klinsmannin
Pesë nga gjashtë përfaqësueset e Azisë që ishin në Botëror janë në aksion në fund të këtij muaji me një seri ndeshjes miqësore ndërkombëtare.
Japonia mbajti trajnerin Hajime Moriyasu, i cili do të udhëheqë ekipin në miqësoren ndaj Uruguait, të premten në Tokio, dhe atë ndaj Kolumbisë që luhet në Osaka të martën e ardhshme. Përfaqësuesja e Australisë, që e mundi Argjentinën në raundin e dytë në Katar, po ashtu ka mbajtur trajnerin Graham Arnold. Arnold do ta drejtojë përfaqësuesen në dy ndeshje me Eukadorin në Sidnei dhe Melburn, të cilat do të shërbejnë për t’u përgatitur për Kupën e Azisë.
Arabia Saudite, e cila ka ende trajnerin Herve Renard në krye, përballet me Venezuelën dhe Bolivinë. Irani ka zëvendësuar Carlos Queirozin me trajnerin vendës Amir Ghalenoei dhe pret Rusinë në Teheran. Queiroz ka shkuar në Katar për të pasuar Felix Sanchezin, i cili humbi të tri ndeshjet e Kupës së Botës. Megjithatë, ish-trajneri i Real Madridit do të duhet të presë për të debutuar në krye të Katarit.